Menaxhimi i emergjencave (BA)
Misioni
Me mësimdhënie të përkryer transferon dijen tek studentët për krijimin e kompetencave të nevojshme për profesionalizmin e tyre në fushë e menaxhimit të emergjencave, i udhëzon në hulumtim të vijueshëm shkencor në këtë fushë dhe i shërben komunitetit për ngritjen e kapaciteteve dhe resurseve në zbutjen dhe përballimin me situatat emergjente.
Qëllimi dhe Objektivat
Programi studimor Menaxhimi i emergjencave synon të përgatis të diplomuar me njohuri kreative dhe kompetenca të plota dhe lider të së ardhmes me aftësi për zgjedhjen e problemeve, dhe të aftë për ndryshime në shoqëri. Me anë të këtij programi studimor studentët do të kenë mundësi të mendojnë dhe veprojnë si menaxher të fushës së menaxhimit të emergjencave me një integritet, etikë dhe përgjegjësi të plotë të veprimeve të tyre.
Objektivat e programit studimor janë të përcaktuara si:
- Promovimi i shkencës dhe traditës akademike;
- Zhvillimi i veprimtarisë shkencore në fushën e emergjencave;
- Krijimi dhe zhvillimi i raporteve të bashkëpunimit me institucionet arsimore e shkencore brenda dhe jashtë vendit në fushën e emergjencave;
- Sistematizimi i problemeve në lidhje me menaxhimin e emergjencave.
Kompetencat për Programin “Menaxhimi i Emergjencave” (BA)
| Kompetencat e Programit “Menaxhimi i Emergjencave” | Rezultatet e të Nxënit |
|---|---|
| Përgatitje Akademike dhe Profesionale – Aftësi për të ushtruar role profesionale në fushën e menaxhimit të emergjencave, mbrojtjes civile, sigurisë dhe shëndetësisë publike. | I diplomuari do të përgatitet si profesionist i kualifikuar në fushën e Menaxhimit të Emergjencave. |
| Kompetenca Hulumtuese Bazë – Aftësi për mbledhje të të dhënave, analizë të rasteve studimore dhe respektim të etikës shkencore në fushën e emergjencave. | I diplomuari do të organizojë ose marrë pjesë në nivel bazë në hulumtim shkencor duke respektuar parimet dhe normat etike. |
| Njohuri mbi Ndryshimet Klimatike dhe Fenomenet Ekstreme – Aftësi për të kuptuar ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe parashikimin e rreziqeve natyrore. | I diplomuari do të zbatojë njohuritë bazë të emergjencave dhe menaxhimit mjedisor në planifikim dhe parandalim. |
| Analizë dhe Vlerësim i Rrezikut – Aftësi për të identifikuar, analizuar dhe vlerësuar rreziqet nga fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu. | I diplomuari do të identifikojë, formulojë, analizojë literaturën dhe do të zgjidhë probleme komplekse që lidhen me vlerësimin e rrezikut. |
| Dizajnimi dhe Zbatimi i Planeve të Emergjencave – Aftësi për të hartuar dhe zbatuar plane menaxhimi për emergjenca si përmbytje, zjarr, tërmete dhe rreziqe të tjera. | I diplomuari do të dizajnojë dhe vlerësojë zgjidhje për menaxhimin e emergjencave në sektorët publikë dhe institucionalë. |
| Përdorimi i Pajisjeve dhe Teknologjive Moderne – Aftësi për përdorimin e pajisjeve speciale për monitorim, menaxhim të substancave të rrezikshme dhe ndotjeve kimike/biologjike. | I diplomuari do të krijojë, përshtasë dhe aplikojë teknika, burime dhe instrumente bashkëkohore për menaxhimin e emergjencave. |
| Punë Individuale dhe Ekipore – Aftësi për koordinim institucional dhe bashkëpunim në ekipe shumëdisiplinore në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. | I diplomuari do të funksionojë në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar ose udhëheqës i ekipeve profesionale. |
| Komunikim Profesional – Aftësi për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe profesionale me publikun, autoritetet dhe institucionet. | I diplomuari do të hartojë raporte, dokumentacion profesional dhe do të prezantojë informacion në mënyrë të qartë dhe efektive. |
| Profesionalizëm dhe Ndërgjegjësim Shoqëror – Aftësi për të kuptuar përgjegjësitë ligjore, sociale, kulturore dhe të sigurisë në menaxhimin e emergjencave. | I diplomuari do të kuptojë dhe vlerësojë çështjet shoqërore, shëndetësore, ligjore dhe kulturore në kontekstin profesional. |
| Etikë Profesionale – Aftësi për vendimmarrje etike, integritet profesional dhe përgjegjësi në situata emergjente. | I diplomuari do të kuptojë dhe angazhohet për etikën profesionale dhe normat e praktikës në menaxhimin e emergjencave. |
| Mësim gjatë Gjithë Jetës – Aftësi për përshtatje dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional në përputhje me teknologjitë dhe rregulloret e reja. | I diplomuari do të njohë nevojën dhe do të ketë aftësinë për t’u angazhuar në mësim të pavarur dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional. |