Biblioteka

Biblioteka ka një lidhje funksionale me sallën e leximit dhe secila prej tyre ofron një hapësirë të përshtatshme për shfrytëzimin e burimeve të literaturës. Biblioteka është e pajisur me njësi bibliografike si: libra në gjuhën shqipe, libra në gjuhë të huaja, revista shkencore në gjuhën shqipe, revista shkencore në gjuhë të huaja, skripta të ndryshme etj.

Renditja e burimeve bibliografike është bërë sipas katalogut alfabetik. Në bibliotekë është i angazhuar një punëtor, i cili ofron shërbime përkrahëse dhe ndihmë profesionale për studentët gjatë shfrytëzimit të burimeve.

Në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e arsimit të lartë nga jashtë, Kolegji Biznesi – Dega Prizren i kushton rëndësi të veçantë pajisjes së vazhdueshme të bibliotekës me tituj të rinj bibliografikë, me qëllim të ofrimit të informacioneve më të reja nga lëmitë shkencore të zonës evropiane të arsimit të lartë.

Tabela 30: Njësitë bibliografike në bibliotekën e Kolegjit “BIZNESI” – Dega Prizren

Nr. Njësia e botimit Tituj Kopje
1 Libra në gjuhën shqipe 194 970
2 Libra në gjuhën angleze 120 480
3 Revista shkencore në gjuhën shqipe 22 112
4 Revista shkencore në gjuhë të huaja 20 82
5 Skripta të ndryshme 30 190

Biblioteka është e pajisur me sallën e leximit, dhomën e punës në grup dhe librarinë e organizuar sipas disiplinave që janë të përfshira në kurrikulën e programeve studimore.

Qasja e besueshme dhe efiçente në bazat e të dhënave në internet, hulumtimet shkencore dhe materialet e revistave relevante për programet e Kolegjit është e disponueshme për përdoruesit. Janë ofruar lehtësi për shfrytëzimin e burimeve të të mësuarit në një mënyrë që i bën ato të arritshme për të gjithë studentët.

Pajisjet kompjuterike dhe softuerët e përditësuar ofrohen për të mbështetur qasjen elektronike në burime dhe materiale referuese. Biblioteka, pajisjet dhe shërbimet e saj janë të disponueshme për orë të zgjatura përtej kohës normale të mësimit, për të siguruar qasje dhe përdorim sa herë që kërkohet nga përdoruesit.