Hulumtimi Shkencor

Stafi akademik i Programit studimor Banka dhe Financa për Biznes në kuadër të Kolegjit Biznesi, përmes aktiviteteve të tyre hulumtuese, ka ndikuar në zhvillimin e vazhdueshëm të programit dhe avancimin gradual të procesit të ligjërimit. Kjo është arritur duke implementuar dhe integruar rezultatet e hulumtimeve shkencore në kurrikulat mësimore, si dhe duke forcuar profilin akademik të programit në zhvillimin e kësaj fushe. Mësimdhënësit publikojnë hulumtimet e tyre në fushat përkatëse të specializimit dhe përfshijnë gjetjet dhe përfundimet e tyre në ligjëratat gjatë procesit mësimor.

Kolegji Biznesi është i përkushtuar në zhvillimin dhe promovimin e hulumtimit shkencor përmes instituteve të specializuara dhe platformave botuese, duke mbështetur zhvillimin akademik të stafit, angazhimin kërkimor të studentëve dhe duke kontribuar në avancimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Kërkimi shkencor realizohet kryesisht përmes Institutit për Kërkime Shkencore (IHSH), i cili nxit kërkimin ndërdisiplinor, trajnimin e stafit akademik dhe organizimin e aktiviteteve shkencore si konferenca, seminare dhe botime akademike. Instituti i Statistikës (IS) kontribuon në hulumtimin e opinionit dhe analizën e fenomeneve ekonomike, përfshirë botimin e revistës “Trend”. Ndërsa Instituti për Zhvillimin e Karrierës (IZHK) fokusohet në zhvillimin profesional të studentëve dhe stafit përmes trajnimeve dhe programeve të orientimit në karrierë.

Veprimtaria kërkimore dhe akademike plotësohet nga Shtëpia Botuese e Kolegjit Biznesi, e cila publikon tekste universitare, libra dhe revista shkencore. Deri më tani janë botuar mbi 74 libra dhe disa revista periodike, përfshirë revistat “Biznesi”, “Trend” dhe “Biznesi Modern”, si dhe revista ndërkombëtare dhe rajonale me të cilat bashkëpunon Kolegji Biznesi.

Këto struktura funksionojnë në mënyrë të integruar, duke krijuar një mjedis të qëndrueshëm për kërkim shkencor, zhvillim akademik dhe ndikim institucional në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Lista e hulumtimeve:

Shiko listën e hulumtimeve