Shkenca kompjuterike BSc
Struktura e programit Shkenca Kompjuterike siguron nje rrjedhë logjike, plotëson përkufizimin dhe përcakton saktë
kompetencat e përgjithshme dhe specifike sipas kurrikulave dhe programeve të dorëzuara në ZEAL.
Rezultatet e
pritura të nxënies nga ky program studimi konsistojnë, në atë se studentët do të jenë në gjendje të:
Objektivat dhe rezultatet e mësim nxënies
Njohuritë
I diplomuari në Programin studimor Shkenca kompjuterike do të ketë njohuri për:
- Praktikën standarde të aplikuar, teorinë dhe metodat në lidhje me zhvillimin e softuerit;
- Operacionet themelore të kompanisë në lidhje me zhvillimin e softuerit;
- Konceptet teknologjike dhe platformat teknologjike të shkencave kompjuterike në lidhje me programimin, gjurmimin e gabimeve dhe vënien në punë të tyre.
I diplomuari Programin studimor Shkenca kompjuterike do të jetë në gjendje të:
- Identifikoj në mënyrë metodike kërkesat për sistemet e Teknologjisë Informative, duke përfshirë vlerësimin nëse kërkesat janë të realizueshme brenda kornizës së caktuar;
- Zbatojë teknikat dhe mjetet më të fundit të programimit për ndërtimin e softuerit, duke përfshirë sigurimin e cilësisë së produktit të zhvilluar;
- Dokumentoj punën e kryer në një mënyrë që e bën dokumentacionin të dobishëm për grupin e synuar të caktuar;
- Zbatojë njohuritë përkatëse në lidhje me zhvillimin e sistemit, programimin dhe vënien në punë të sistemit; ;
- Kryej në mënyrë sistematike gjurmimin e gabimeve dhe riparimet e gabimeve në lidhje me sistemet e synuara të Teknologjisë Informative;
- Vlerësojë problemet e lidhura me praktikën në lidhje me sistemet kompjuterike dhe të zgjedhë opsionet e zgjidhjes;
- Komunikojë problemet e lidhura me praktikën dhe opsionet e zgjidhjes me partnerët dhe përdoruesit e bashkëpunimit.
Kompetencat për Programin – “Shkenca Kompjuterike” (BSc)
| Kompetencat e Programit | Rezultatet e të Nxënit |
|---|---|
| Arsimim Akademik dhe Profesional – Aftësi për të zotëruar njohuri dhe koncepte të avancuara të shkencës kompjuterike. | I diplomuari do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin në fushën e shkencave kompjuterike në mënyrë profesionale dhe të pavarur. |
| Zgjidhja e Problemeve Kompjuterike – Aftësi për të zbatuar njohuritë kompjuterike dhe matematikore në situata reale. | I diplomuari do të zbatojë njohuritë bazë të shkencave kompjuterike, matematikës dhe disiplinave përkatëse për të konceptuar dhe zgjidhur modele dhe probleme sipas specializimit. |
| Analiza e Problemeve – Aftësi për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse kompjuterike. | I diplomuari do të identifikojë, formulojë dhe analizojë literaturën për të zgjidhur probleme komplekse duke përdorur parimet themelore të matematikës dhe shkencave kompjuterike. |
| Dizajnimi dhe Zhvillimi i Zgjidhjeve – Aftësi për të dizajnuar dhe vlerësuar sisteme, komponentë ose procese kompjuterike. | I diplomuari do të dizajnojë dhe vlerësojë zgjidhje kompjuterike që përmbushin nevoja të caktuara, duke marrë parasysh aspektet shëndetësore, të sigurisë, sociale, kulturore dhe mjedisore. |
| Përdorimi i Mjeteve Moderne – Aftësi për të përdorur teknologji, softuerë dhe instrumente kompjuterike bashkëkohore. | I diplomuari do të krijojë, përshtasë dhe aplikojë mjete moderne kompjuterike duke kuptuar kufizimet dhe potencialin e tyre. |
| Puna Individuale dhe Ekipore – Aftësi për të punuar efektivisht si individ dhe në ekipe multidisiplinore. | I diplomuari do të funksionojë si individ dhe si anëtar ose udhëheqës i ekipeve në projekte kompjuterike dhe shumëdisiplinore. |
| Komunikimi Profesional – Aftësi për të komunikuar qartë dhe efektivisht në komunitetin kompjuterik dhe shoqëri. | I diplomuari do të hartojë raporte, dokumentacion dhe prezantime efektive, si dhe do të japë dhe kuptojë udhëzime të qarta në kontekste profesionale. |
| Profesionalizëm dhe Shoqëri – Aftësi për të kuptuar përgjegjësitë shoqërore, ligjore dhe kulturore. | I diplomuari do të vlerësojë çështjet sociale, të sigurisë, ligjore dhe kulturore në praktikën profesionale të shkencave kompjuterike duke vepruar me përgjegjësi. |
| Etikë Profesionale – Aftësi për të vepruar sipas standardeve etike dhe ligjore. | I diplomuari do të demonstrojë etikë, integritet dhe respektim të normave profesionale në fushën e shkencave kompjuterike. |
| Të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës – Aftësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional. | I diplomuari do të jetë në gjendje të angazhohet në mësim të pavarur dhe zhvillim të vazhdueshëm si profesionist i shkencave kompjuterike. |

Prof.Ass.Dr.Ilir Gashi

Prof. Ass.Dr. Jakup Fondaj

Prof.Ass.Dr.Hiflobina Dermaku