Këshillimi për Karrierë

Dega ofron shërbim këshillimi karriere për studentët e programit, duke i mbështetur ata në identifikimin e qëllimeve profesionale, përgatitjen për tregun e punës dhe lidhjen me mundësitë e praktikës profesionale dhe punësimit në sektorin bankar-financiar. Ky shërbim plotëson drejtpërdrejt objektivat e lëndës “Puna Praktike” dhe kontribuon në përgatitjen e studentëve për fazën e tranzicionit nga studimet në karrierë.