Misioni dhe Vizioni

Banka dhe Financa në Biznes (BA)

Misioni i Programit Studimor Banka dhe Financa në Biznes (BA)

Përmes përvojave akademike transformuese dhe zbatimit të metodave të avancuara arsimore-shkencore, Programi Studimor Banka dhe Financa në Biznes pasuron dijen dhe shkathtësitë e studentëve në fushën e bankave dhe financave, duke i përgatitur ata për të menaxhuar sfidat afariste dhe ekonomike në një mjedis gjithnjë e më dinamik dhe ndryshues.

Qëllimi dhe Objektivat e Programit

Programi studimor është i modeluar për t’i pajisur studentët me njohuri, shkathtësi dhe kompetenca profesionale në fushën e Bankave dhe Financave. Synimi kryesor është përgatitja e të diplomuarve për të analizuar, planifikuar dhe realizuar në mënyrë të pavarur zgjidhje për zhvillimin dhe integrimin e shkathtësive financiare dhe bankare në kompani private dhe publike, në mjedise kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

  1. Zhvillimi i aftësive kritike dhe analitike
    Të mundësojë studentët të zhvillojnë aftësi kritike dhe analitike për interpretimin dhe analizimin e informacionit në mënyrë të pavarur dhe të argumentuar.
  2. Aftësitë e komunikimit
    Të rrisë aftësitë e komunikimit efektiv të studentëve, si në formë të shkruar ashtu edhe gojore, duke u fokusuar në qartësi, koherencë dhe bindshmëri.
  3. Përgatitja për tregun e punës
    Të përgatisë studentët për hyrje të suksesshme në tregun e punës përmes zhvillimit të njohurive praktike, praktikës profesionale dhe projekteve në bashkëpunim me industrinë.
  4. Njohja e teorive dhe koncepteve të fushës
    Të sigurojë njohuri të thelluara mbi teoritë, konceptet dhe praktikat bashkëkohore të bankave dhe financave, si dhe zbatimin e tyre në situata reale.
  5. Zhvillimi i aftësive për mësim dhe vetë-mësim
    Të inkurajojë zhvillimin e të mësuarit të pavarur dhe të vazhdueshëm, duke nxitur kulturën e mësimit gjatë gjithë jetës.
  6. Angazhimi në studime ndërdisiplinore
    Të nxisë studentët të kuptojnë ndërlidhjen ndërmjet fushave të ndryshme të dijes dhe të zgjerojnë perspektivat akademike dhe profesionale.
  7. Zhvillimi i aftësive sociale dhe etike
    Të inkurajojë vetëdijen sociale dhe etike, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë sociale në praktikën profesionale.
  8. Pjesëmarrja në aktivitete të shërbimit në komunitet
    Të nxisë angazhimin e studentëve në aktivitete komunitare për zhvillimin e aftësive udhëheqëse dhe përfshirjes sociale.
  9. Inovacioni dhe kreativiteti
    Të inkurajojë mendimin krijues dhe zbatimin e ideve inovative në kontekste të ndryshme profesionale dhe akademike.
  10. Zhvillimi i aftësive për hulumtim
    Të mundësojë zhvillimin e aftësive hulumtuese për realizimin e studimeve të pavarura, duke përdorur metodologji të përshtatshme dhe teknika analitike.