Banka dhe financa në biznes (BA)

Misioni i Programit studimor Banka dhe Financa në Biznes BA

Përmes përvojave akademike transformuese dhe duke zbatuar metoda të avancuara arsimore-shkencore pasuron dijen dhe shkathtësitë e studentëve në fushën e bankave dhe financave për të menaxhuar sfidat afariste dhe ekonomike në një mjedis që ndryshon gjithnjë e më shumë.

Qëllimi dhe objektivat:

Programi studimor është i modeluar në atë mënyrë që të pajis studentët të arrijnë objektivat e kualifikimit, duke përfshirë njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat në fushën e Bankave dhe Financave. Synimi i Programit Studimor Banka dhe Financa është të përgatisë të diplomuarin për të analizuar, planifikuar dhe realizuar në mënyrë të pavarur zgjidhjet për zhvillimin, dhe integrimin e shkathtësive dhe kompetencave në fushën e bankave dhe financave në kompani private dhe publike, në mjedise kombëtare, rajonale ose ndërkombëtare.

1. Zhvillimi i Aftësive Kritike dhe Analitike

  • Të mundësojë studentët të zhvillojnë aftësi kritike dhe analitike që u lejojnë atyre të interpretojnë dhe analizojnë informacionin në mënyrë të pavarur dhe të informuar.

2. Aftësitë e Komunikimit

  • Të rrisin aftësitë e studentëve për të komunikuar në mënyrë efektive, si në formë të shkruar ashtu edhe në formë të gojore, duke u fokusuar në qartësinë, koherencën dhe persuasivitetin.

3. Përgatitja për Tregun e Punës

  • Të përgatisin studentët për të hyrë në tregun e punës përmes zhvillimit të njohurive praktike dhe profesionale, duke u angazhuar në praktikën e punës dhe projekteve të bashkëpunimit me industrinë.

4. Njohja e Teorive dhe Konceptëve të Fushës

  • Të sigurojnë që studentët të kenë njohuri të thellë për teoritë, konceptet dhe praktikat e fushës së studimit, dhe t’i zbatojnë ato në situata reale.

5. Zhvillimi i Aftësive për Mësim dhe Vetë-mësim

  • Të inkurajojnë studentët të zhvillojnë një qasje për të mësuar të pavarur dhe të vazhdueshëm, duke nxitur dëshirën për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes mësimit të gjithë jetës.

6. Angazhimi në Studime Ndërdisiplinore

  • Të nxisin studentët të angazhohen në studime ndërdisiplinore për të kuptuar ndërlidhjen e fushave të ndryshme të njohurive dhe të zgjerojnë perspektivat e tyre.

7. Zhvillimi i Aftësive Sociale dhe Etike

  • Të inkurajojnë studentët të zhvillojnë vetëdijen sociale dhe etike dhe të kuptojnë rëndësinë e përgjegjësisë sociale në praktikën profesionale.

8. Pjesëmarrja në Aktivitetet e Shërbimit në Komunitet

  • Të nxisin angazhimin e studentëve në aktivitete shërbimi në komunitet për të ndihmuar në zhvillimin e aftësive të liderëve dhe të angazhimit social.

9. Inovacioni dhe Kreativiteti

  • Të inkurajojnë studentët të mendojnë krijueshëm dhe të zhvillojnë aftësi për të zbatuar ide të reja dhe inovative në kontekste të ndryshme.

10. Zhvillimi i Aftësive për Hulumtim

  • Të mundësojnë studentët të zhvillojnë aftësi hulumtuese për të kryer studime të pavarura, duke përdorur metodologji të duhura dhe teknika analitike.

Standardi 4.3. Disiplinat brenda kurrikulit sigurohen në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL. Duhet të listohen të paktën 7 rezultate të të nxënit për programin e studimit nën vlerësim.

Programi Studimor Banka dhe Financa për Biznes përgatit studentët që të arrijnë objektivat e mësim-nxënies duke siguruar që ata të demonstrojnë arritjet e rezultateve të mësim-nxënies të programit.

Kompetencat e Programit "Banka dhe Financa në Biznes"

Kompetencat e Programit Rezultatet e të Nxënit
Arsimim Akademik dhe Profesional – Aftësi për të kuptuar bazat teorike dhe praktike të bankave dhe financave për biznes. I diplomuari do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin në fushën e bankave dhe financave për biznes në mënyrë profesionale dhe të pavarur.
Hulumtim Shkencor – Aftësi për të marrë pjesë në kërkime shkencore dhe për të zbatuar parimet bazë të hulumtimit. I diplomuari do të jetë në gjendje të organizojë ose të marrë pjesë në nivel bazik në kërkime shkencore dhe të respektojë normat dhe parimet etike të hulumtimit.
Zgjidhja e Problemeve Financiare – Aftësi për të zbatuar njohuritë financiare dhe bankare në situata reale. I diplomuari do të zbatojë njohuritë e financave, punëve bankare dhe modeleve financiare për zgjidhjen e problemeve në sektorin bankar.
Analizë e Problemeve – Aftësi për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse financiare. I diplomuari do të identifikojë, analizojë literaturën dhe do të zgjidhë probleme financiare duke përdorur parimet e bankave dhe financave.
Projektimi dhe Zhvillimi i Zgjidhjeve – Aftësi për të dizajnuar dhe vlerësuar zgjidhje financiare. I diplomuari do të dizajnojë dhe vlerësojë zgjidhje dhe sisteme financiare duke marrë parasysh aspektet shoqërore, kulturore dhe mjedisore.
Përdorimi i Mjeteve Moderne – Aftësi për të përdorur teknika, instrumente dhe softuerë financiarë. I diplomuari do të krijojë, përshtasë dhe aplikojë mjete moderne financiare duke kuptuar kufizimet e tyre.
Puna Individuale dhe Ekipore – Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si individ dhe në grup. I diplomuari do të funksionojë në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar ose udhëheqës i ekipeve shumëdisiplinore.
Komunikim Profesional – Aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive në mjedisin bankar dhe financiar. I diplomuari do të komunikojë në mënyrë profesionale, do të hartojë raporte, dokumentacion financiar dhe do të realizojë prezantime efektive.
Profesionalizëm dhe Shoqëri Financiare – Aftësi për të kuptuar përgjegjësitë shoqërore, ligjore dhe kulturore. I diplomuari do të vlerësojë çështjet shoqërore, ligjore, të sigurisë dhe kulturore në praktikën profesionale të bankave dhe financave.
Etikë Profesionale – Aftësi për të vepruar sipas standardeve etike dhe profesionale. I diplomuari do të demonstrojë etikë, integritet dhe përgjegjësi profesionale në veprimtarinë financiare.
Të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës – Aftësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional. I diplomuari do të jetë në gjendje të angazhohet në mësim të pavarur dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm në bankë dhe financa për biznes.


Prof.Ass.Dr.Brikenda Vokshi


Prof.Ass.Dr.Erza Arifi


Prof.Ass.Dr.Mustaf Kadriaj


Prof.Ass.Dr.Ylber Krasniqi