Klubi i Alumnëve

Dega mban një Klub të Alumnëve, të organizuar në nivel Dege dhe të ndarë nga struktura përkatëse e Qendrës. Klubi shërben si urë lidhëse mes ish-studentëve të programit dhe studentëve aktualë, duke krijuar mundësi për mentorim, ndarje përvojash profesionale dhe angazhim të alumnëve në aktivitete akademike (ligjërata të ftuara, panele profesionale, informim mbi tregun e punës).