Banka dhe financa në biznes (BA)
Misioni i Programit Studimor
Programi studimor “Banka dhe Financa në Biznes” është i orientuar drejt
ofrimit të arsimit cilësor dhe zhvillimit të kompetencave profesionale dhe
akademike në fushën e financave dhe bankave, në përputhje me zhvillimet bashkëkohore
ekonomike, financiare dhe teknologjike. Programi synon të përgatisë
profesionistë të aftë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar procese
financiare dhe bankare në institucione publike dhe private, si dhe të
kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe financiar të vendit.
Në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm akademik dhe profesional,
programi mbështetet në ndërlidhjen e njohurive teorike me praktikën
profesionale, zhvillimin e aftësive analitike dhe përdorimin e metodave
bashkëkohore të mësimdhënies dhe analizës financiare. Gjithashtu, programi
promovon përgjegjësinë profesionale, etikën, inovacionin dhe përfshirjen e
standardeve bashkëkohore në sektorin financiar dhe bankar.
Misioni i programit është:
“Ofron njohuri të avancuara arsimore dhe shkencore në fushën e bankave
dhe financave, duke zbatuar standardet më të larta të mësimdhënies dhe kërkimit
për të mbështetur zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit. Përmes
përfshirjes së komponentëve mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes (ESG), programi
synon të krijojë profesionistë me përgjegjësi sociale, të cilët kontribuojnë në
përmirësimin e komunitetit dhe nxitjen e inovacionit ekonomik dhe shoqëror.”
Qëllimi i Programit Studimor
Programi studimor “Banka dhe Financa në Biznes” synon të përgatisë
profesionistë me njohuri akademike, kompetenca profesionale dhe aftësi
analitike në fushën e financave, bankave dhe menaxhimit financiar, në përputhje
me zhvillimet bashkëkohore ekonomike, financiare dhe teknologjike. Programi
është i orientuar drejt zhvillimit të njohurive teorike dhe praktike që u
mundësojnë studentëve të kuptojnë funksionimin e institucioneve financiare dhe
bankare, tregjeve financiare, proceseve investuese dhe vendimmarrjes financiare
në mjedise kombëtare dhe ndërkombëtare.
Qëllimi i programit është të zhvillojë kompetenca profesionale dhe
analitike që u mundësojnë studentëve të interpretojnë dhe analizojnë të dhënat
financiare, të vlerësojnë rreziqet financiare dhe bankare, të përdorin
instrumente dhe metoda bashkëkohore të analizës financiare dhe të kontribuojnë
në menaxhimin dhe zhvillimin e proceseve financiare dhe bankare në institucione
publike dhe private.
Programi synon gjithashtu të forcojë ndërlidhjen ndërmjet komponentës
akademike dhe praktikës profesionale përmes ushtrimeve praktike, analizës së
rasteve studimore, projekteve aplikative dhe praktikës profesionale, me qëllim
të zhvillimit të aftësive profesionale, komunikuese dhe vendimmarrëse të
studentëve. Nëpërmjet kësaj qasjeje, programi kontribuon në përgatitjen e profesionistëve
të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës dhe sfidave
bashkëkohore në sektorin financiar dhe bankar.
Synimet e Programit Studimor
Programi studimor “Banka dhe Financa në Biznes” synon të zhvillojë një
profil të diplomuarish me kompetenca të avancuara në fushën e financave dhe
bankave, të aftë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar procese
financiare në institucione publike dhe private. Synimet e programit janë të
harmonizuara me kërkesat e tregut të punës, zhvillimet bashkëkohore në sektorin
financiar, si dhe standardet e arsimit të lartë të bazuar në rezultate të të
nxënit.
Programi fokusohet në zhvillimin e aftësive analitike, kërkimore,
digjitale dhe profesionale, duke integruar njohuritë teorike me praktikën dhe
duke përgatitur studentët për vendimmarrje në mjedise financiare dinamike dhe
të ndërlikuara.
|
Nr. |
Synimet e Programit Studimor |
|
S1 |
Formimi i profesionistëve me
njohuri të integruara në financa, banka dhe menaxhim financiar për tregun e
punës. |
|
S2 |
Zhvillimi i aftësive analitike dhe vendimmarrëse për
interpretimin e proceseve financiare dhe ekonomike. |
|
S3 |
Aftësimi për analizimin dhe
menaxhimin e rrezikut financiar në institucione bankare dhe organizata
biznesore. |
|
S4 |
Zhvillimi i kompetencave për përdorimin e metodave dhe
instrumenteve bashkëkohore të analizës financiare. |
|
S5 |
Përgatitja për aplikimin e
teknologjive digjitale dhe sistemeve financiare në proceset vendimmarrëse. |
|
S6 |
Integrimi i aftësive kërkimore dhe empirike në
zgjidhjen e problemeve financiare dhe menaxheriale. |
|
S7 |
Zhvillimi i përgjegjësisë
profesionale, etikës dhe ndërgjegjes sociale në sektorin financiar dhe
bankar. |
|
S8 |
Forcimi i aftësive komunikuese dhe bashkëpunuese në
mjedise profesionale dhe multidisiplinare. |
|
S9 |
Përgatitja për përshtatje me
zhvillimet dinamike të tregjeve financiare dhe transformimin digjital. |
Objektivat e Programit Studimor
Objektivat e programit studimor “Banka dhe Financa në Biznes”
përcaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë se çfarë duhet të arrijë programi në
aspektin e përgatitjes akademike dhe profesionale të studentëve. Ato përkthejnë
synimet e përgjithshme të programit në rezultate konkrete që udhëheqin procesin
mësimor, përmbajtjen e lëndëve dhe format e vlerësimit.
Në këtë nivel, objektivat fokusohen në zhvillimin e njohurive bazë dhe
të avancuara në financa dhe banka, në forcimin e aftësive analitike dhe
praktike, si dhe në aftësimin e studentëve për të kuptuar dhe përdorur
instrumentet kryesore të analizës financiare dhe vendimmarrjes.
Po ashtu, objektivat sigurojnë që studentët të aftësohen për të lidhur
teorinë me praktikën, të përdorin mjete dhe metoda bashkëkohore në analizën e
të dhënave financiare dhe të përgatiten për situata reale profesionale në
sektorin bankar dhe financiar.
|
Objektivat e Programit Studimor |
|
1. Ofrimi i bazës teorike dhe
konceptuale në financa dhe banka |
|
2. Zhvillimi i aftësive
analitike në tregje dhe institucione financiare |
|
3. Zhvillimi i kompetencave
për analizë financiare dhe menaxhim të riskut |
|
4. Përgatitja për
vendimmarrje profesionale në investime dhe financa korporative |
|
5. Zhvillimi i aftësive për
përdorimin e metodave dhe teknologjive financiare bashkëkohore |
|
6. Zhvillimi i kuptimit të
etikës, përgjegjësisë sociale dhe kuadrit rregullator |
|
7. Zhvillimi i aftësive
komunikuese dhe bashkëpunimit profesional |
|
8. Integrimi i njohurive
teorike me aplikimin praktik në financa dhe banka |
Rezultatet e Mësim Nxënies të Programit Studimor
Rezultatet e të nxënit të programit
përcaktojnë njohuritë, aftësitë profesionale dhe kompetencat që studentët
pritet të zhvillojnë dhe demonstrojnë pas përfundimit të programit studimor
“Banka dhe Financa në Biznes”. Këto rezultate janë të harmonizuara me qëllimin
dhe objektivat e programit, strukturën e kurrikulës, kërkesat e tregut të punës
dhe zhvillimet bashkëkohore në sektorin financiar dhe bankar.
Rezultatet e të nxënit synojnë të
sigurojnë përgatitje akademike dhe profesionale për analizimin e proceseve
financiare dhe bankare, përdorimin e metodave dhe instrumenteve të analizës
financiare, menaxhimin e rrezikut financiar dhe marrjen e vendimeve
profesionale në institucione financiare, banka dhe organizata të tjera publike
dhe private.
|
Nr. |
Rezultatet e
Mësim
Nxënies të Programit studimor (LO) |
|
LO1 |
Të shpjegojnë dhe zbatojnë konceptet bazë financiare |
|
LO2 |
Të analizojnë
tregjet dhe institucionet financiare |
|
LO3 |
Të vlerësojnë dhe menaxhojnë rreziqet financiare |
|
LO4 |
Të hartojnë
dhe zbatojnë strategji investimi |
|
LO5 |
Të hartojnë dhe zbatojnë strategji investimi |
|
LO6 |
Të analizojnë
dhe zbatojnë produkte dhe shërbime bankare në përputhje me kërkesat e tregut
financiar. |
|
LO7 |
Të përdorin teknologji dhe sisteme financiare në analizë dhe vendimmarrje |
|
LO8 |
Të zbatojnë
etikën profesionale dhe përgjegjësinë sociale në financa |
|
LO9 |
Të interpretojnë kuadrin rregullator financiar dhe bankar |
|
LO10 |
Të
demonstrojnë aftësi komunikuese dhe punë në grup në kontekst profesional |
Kompetencat
e Programit Studimor
Kompetencat e programit studimor “Banka dhe Financa në Biznes”
përfaqësojnë aftësitë e përgjithshme profesionale dhe akademike që studentët
pritet t’i zhvillojnë gjatë studimeve dhe t’i demonstrojnë pas përfundimit të
programit. Ato janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me rezultatet e të nxënit dhe
pasqyrojnë profilin e diplomuarit në fushën e financave dhe bankave.
Kompetencat janë të strukturuara në mënyrë që të sigurojnë zhvillim të
balancuar ndërmjet njohurive teorike, aftësive analitike, përdorimit të mjeteve
bashkëkohore financiare, si dhe aftësive profesionale, etike dhe komunikuese.
Ato shërbejnë si bazë për vlerësimin e përgatitjes së studentëve në raport me
kërkesat e tregut të punës dhe standardet e arsimit të lartë.
|
Nr. |
Kompetencat
e Programit |
|
K1 |
Zhvillimi i njohurive profesionale në financa dhe banka |
|
K2 |
Zhvillimi i
aftësive analitike, interpretuese dhe digjitale |
|
K3 |
Zhvillimi i kompetencave për analizë financiare dhe vendimmarrje
profesionale |
|
K4 |
Integrimi i
njohurive teorike me praktikën profesionale |
|
K5 |
Zhvillimi i kompetencave profesionale, etike, rregullatore dhe sociale |
Struktura e Programit BANKA DHE FINANCA NË BIZNES (BA)
Prof.Ass.Dr.Brikenda Vokshi
Prof.Ass.Dr.Erza
Arifi

Prof.Ass.Dr.Mustaf
Kadriaj
Prof.Ass.Dr.Ylber
Krasniqi