Juridik - LLB
Misioni
Ofron dhe u siguron studentëve mësimnxënie cilësore dhe njohuri arsimore, shkencore dhe hulumtuese në fushën juridike (LLB), bazuar në zbatimin e metodave moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies, për tregun e punës si lider i së ardhmes për komunitetin.
Qëllimi dhe Objektivat
Qëllimi i Programit Studimor Juridik i Përgjithshëm LLB është të përgatisë të diplomuarin për të analizuar, planifikuar dhe realizuar në mënyrë të pavarur zgjidhjet për zhvillimin, dhe integrimin e shkathtësive dhe kompetencave në fushën Juridik i Përgjithshëm LLB në institucionet shtetërore të sistemit të drejtësisë, organizatat joqeveritare si dhe sektorin privat.
Programi Juridik (LLB) synon të nxjerrë të diplomuar dhe liderë të së ardhmes, të diplomuar të cilët kanë aftësi të zgjidhjes së problemeve dhe të bëjnë ndryshimin në drejtësi. Me anë të këtij programi studentët do të kenë mundësi të mendojnë dhe veprojnë si udhëheqës në fushën Juridike.
Zhvillimin e njohurive dhe shkathtësive bazë për fushat e jurisprudencës, administratës publike, sektorit publik dhe privat, që bazohet në njohuritë e arsimimit të tyre tipik të nivelit të mesëm të përgjithshëm, njohuri që mbështeten në botimet e reja, të cilat njohuri janë të mjaftueshme si informacion paraprak për fushën e tyre të studimit që kanë zgjedhur; Fitimin e njohurive në një mënyrë apo qasje profesionale ndaj punës ose profesionit të tyre, si jurist të së ardhmes dhe aftësi të demonstruara, zakonisht përmes identifikimit dhe mbështetjes së argumenteve dhe zgjidhjes së problemeve brenda fushës së tyre të studimit; Demonstrimin e njohurive mbi rendin juridik vendor dhe atë ndërkombëtar dhe posedimin e shkathtësive për të gjykuar në përputhje me standardet dhe të drejtën ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut.
Kompetencat për Programin “Juridik” (LLB)
| Kompetencat e Programit “Juridik LLB” | Rezultatet e të Nxënit |
|---|---|
| Përgatitje Akademike dhe Profesionale – Aftësi për të ushtruar profesionin juridik me njohuri të thella teorike dhe praktike për sistemin ligjor. | I diplomuari do të përgatitet si profesionist i kualifikuar në Juridik (LLB), i aftë për praktikë në sektorin publik dhe privat. |
| Kompetenca Hulumtuese Juridike – Aftësi për analizën e literaturës ligjore, studimin e rasteve dhe përdorimin e burimeve shkencore juridike. | I diplomuari do të organizojë ose marrë pjesë në nivel bazë në hulumtim shkencor juridik, duke njohur dhe respektuar parimet etike të kërkimit. |
| Njohuri mbi Sistemin Juridik dhe Procedurat Gjyqësore – Aftësi për të kuptuar sistemin ligjor dhe për të analizuar raste komplekse gjyqësore. | I diplomuari do të zbatojë njohuritë e shkencave juridike dhe sistemit ligjor për ushtrimin e veprimtarisë profesionale në fushën gjyqësore dhe administrative. |
| Analizë dhe Zgjidhje e Problemeve Juridike – Aftësi për të identifikuar, analizuar dhe interpretuar çështje juridike komplekse. | I diplomuari do të identifikojë, formulojë, analizojë literaturën dhe do të zgjidhë probleme juridike duke arritur në përfundime të argumentuara ligjërisht. |
| Hartimi i Akteve dhe Zgjidhjeve Juridike – Aftësi për të hartuar dokumente ligjore dhe për të propozuar zgjidhje normative dhe organizative. | I diplomuari do të dizajnojë dhe vlerësojë zgjidhje juridike, sisteme dhe procese që përmbushin nevoja specifike duke respektuar interesin publik dhe parimet e së drejtës. |
| Përdorimi i Teknologjisë në Punën Juridike – Aftësi për përdorimin e bazave të të dhënave ligjore, softuerëve dhe mjeteve digjitale për kërkim juridik. | I diplomuari do të krijojë, përshtasë dhe aplikojë mjete bashkëkohore juridike duke kuptuar kufizimet dhe potencialin e tyre. |
| Punë Individuale dhe Ekipore – Aftësi për bashkëpunim dhe koordinim në ekipe profesionale dhe shumëdisiplinore. | I diplomuari do të funksionojë në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar ose udhëheqës në ekipe profesionale. |
| Komunikim Profesional Juridik – Aftësi për komunikim të qartë, bindës dhe profesional me shkrim dhe gojë. | I diplomuari do të hartojë raporte, dokumentacion juridik, do të bëjë prezantime profesionale dhe do të komunikojë në mënyrë efektive me komunitetin juridik dhe publikun. |
| Profesionalizëm dhe Përgjegjësi Shoqërore – Aftësi për të kuptuar rolin shoqëror të juristit dhe ndikimin e vendimeve ligjore. | I diplomuari do të vlerësojë çështjet shoqërore, ligjore, të sigurisë dhe kulturore në kontekste lokale, rajonale dhe globale. |
| Etikë Profesionale Juridike – Aftësi për të vepruar sipas parimeve etike, integritetit dhe konfidencialitetit profesional. | I diplomuari do të kuptojë dhe angazhohet për etikën profesionale, përgjegjësitë dhe normat e praktikës juridike. |
| Mësim gjatë Gjithë Jetës – Aftësi për përditësim të vazhdueshëm profesional dhe ndjekje të zhvillimeve ligjore. | I diplomuari do të njohë nevojën dhe do të ketë aftësinë për t’u angazhuar në mësim të pavarur dhe zhvillim të vazhdueshëm profesional si jurist. |