Menaxhimi i emergjencave (MA)

Misioni i Programit studimor Menaxhimi i emergjencave (MA)

Programi Studimor Menaxhimi i Emergjencave (MA), ndjek traditën e tij akademike pozitive, udhëzon metoda të reja akademike për studentët e tij, zbaton standardet e avancuara të mësimdhënies, duke rishikuar dhe përsosur në vijimësi këtë mision, nëpërmjet veprimtarive hulumtuese shkencore dhe ndihmon vendin me ekspert nga kjo fushë.

Qëllimi dhe objektivat:

Qëllimi i programit studimor, “Menaxhimi i Emergjencave” (MA), është të përgatit studentët që në mënyrë të pavarur të parashikojnë, përpilojnë, planifikojnë dhe organizojnë masat parandaluese për mbrojtje, reagim emergjent, zhvillimit të operacioneve, lehtësim dhe rimëkëmbjes për situatat emergjente, në nivel vendi apo edhe për misione ndërkombëtare.

Objektivat dhe rezultatet e mësim nxënies

Rezultatet e mësim nxënies përfshijnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që një i diplomuar në Menaxhimi i Emergjencave(MA) do të arrijë nga programi.

Menaxhimi i emergjencave (MA)

Disiplinat brenda kurrikulit sigurohen në një rrjedhë logjike dhe plotësojnë përkufizimin dhe përcaktimin e saktë të kompetencave të përgjithshme dhe specifike, si dhe pajtueshmërinë me programet e studimit dhe kurrikulat e dorëzuara në ZEAL. Duhet të listohen të paktën 7 rezultatet e të nxënit për programin e studimit nën vlerësim.

Programi Studimor Menaxhimi i Emergencave (MA) përgatit studentët për të arritur objektivat e mësim-nxënies të programit studimor duke siguruar që ata të demonstrojnë arritjet e rezultateve të mësim-nxënies të programit.

Kompetencat për Programin “Menaxhimi i Emergjencave” (MA)

Kompetencat e Programit Rezultatet e të Nxënit
Arsimim Akademik dhe Profesional – Aftësi për të zotëruar njohuri të avancuara teorike dhe praktike në menaxhimin e emergjencave. I diplomuari do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin në fushën e menaxhimit të emergjencave në nivel të avancuar profesional.
Hulumtim Shkencor i Avancuar – Aftësi për të zhvilluar kërkime të thelluara dhe ndërdisiplinore në fushën e emergjencave. I diplomuari do të organizojë ose marrë pjesë në nivel të avancuar në hulumtime shkencore, duke zbatuar normat dhe parimet etike të kërkimit.
Zgjidhja e Avancuar e Problemeve në Menaxhimin e Emergjencave – Aftësi për të aplikuar njohuri të avancuara menaxheriale dhe të shkencës së emergjencave. I diplomuari do të aplikojë njohuri të avancuara për trajtimin profesional të situatave komplekse emergjente.
Analizë e Avancuar e Problemeve – Aftësi për të identifikuar, analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse në menaxhimin e emergjencave. I diplomuari do të identifikojë, analizojë literaturën dhe do të zgjidhë probleme komplekse duke përdorur parime shkencore dhe praktike.
Projektimi dhe Zhvillimi i Zgjidhjeve – Aftësi për të dizajnuar sisteme, procese dhe zgjidhje për menaxhimin e emergjencave. I diplomuari do të dizajnojë dhe vlerësojë zgjidhje që përmbushin nevojat e shërbimeve publike duke marrë parasysh aspektet shoqërore, kulturore dhe mjedisore.
Përdorimi i Mjeteve Moderne të Emergjencave – Aftësi për të përdorur teknologji, instrumente dhe platforma bashkëkohore. I diplomuari do të krijojë, përshtasë dhe aplikojë mjete moderne të menaxhimit të emergjencave duke kuptuar kufizimet e tyre.
Punë Individuale dhe Ekipore – Aftësi për të vepruar si individ dhe për të udhëhequr ekipe shumëdisiplinore në situata emergjente. I diplomuari do të funksionojë në mënyrë efektive si individ dhe si anëtar ose udhëheqës i ekipeve multidisiplinore.
Komunikim Profesional në Emergjenca – Aftësi për komunikim të qartë dhe efektiv në situata kritike. I diplomuari do të komunikojë në mënyrë profesionale me institucionet, publikun dhe palët e interesit, duke hartuar raporte dhe dokumentacion profesional.
Profesionalizëm dhe Shoqëri – Aftësi për të kuptuar përgjegjësitë shoqërore, ligjore dhe institucionale në menaxhimin e emergjencave. I diplomuari do të vlerësojë çështjet shoqërore, shëndetësore, ligjore, të sigurisë dhe kulturore në kontekste lokale, rajonale dhe globale.
Etikë Profesionale – Aftësi për të vepruar sipas standardeve etike dhe ligjore në situata emergjente. I diplomuari do të demonstrojë etikë profesionale, përgjegjësi dhe respektim të normave të praktikës profesionale.
Të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës – Aftësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe përditësim të njohurive. I diplomuari do të angazhohet në mësim të pavarur dhe përditësim të vazhdueshëm profesional si ekspert i menaxhimit të emergjencave.

Struktura e programit Menaxhimi i Emergjencave (MA) siguron një rrjedhë logjike dhe plotëson përkufizimin dhe përcaktimin e kompetencave të përgjithshme dhe specifike sipas kurrikulave dhe programeve të dorëzuara në ZEAL.


Prof.Ass.Dr.Rushan Ceka


Prof.Ass.Dr. Edona Kabashi Kastrati