Menaxhment dhe Financa (MA)

Misioni i Programit Studimor

 

Misioni i Programit Studimor Menaxhment dhe financa (MA) është plotësisht në përputhje me Misionin institucionit për arsye që është i ndërtuar mbi të njëjtat shtylla: arsim (mësimdhënie dhe mësim nxënie), shkencë (hulumtime shkencore) dhe shërbime ndaj komunitetit (kontribut pozitiv për mirëqenien ekonomike të shoqërisë).

 

Misioni i PS Menaxhment dhe Financa është të pajisë studentët me njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushën e menaxhmentit dhe financave, përmes metodave moderne të mësimdhënies, hulumtimeve shkencore dhe përdorimit të teknologjive bashkëkohore, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe akademike sipas kërkesave të ekonomisë moderne dhe tregut të punës.

 

Qëllimi i Programit Studimor

 

Programi studimor “Menaxhment dhe Financa” synon të përgatisë profesionistë me njohuri të avancuara, aftësi analitike dhe kompetenca praktike në fushën e menaxhmentit dhe financave, të aftë për të marrë vendime strategjike në organizata publike dhe private. Programi fokusohet në zhvillimin e kompetencave në menaxhim financiar, investime, menaxhim të riskut, analizë të të dhënave dhe lidership, duke integruar qasje bashkëkohore, teknologji digjitale dhe inteligjencë artificiale në proceset vendimmarrëse.

Përmes kombinimit të njohurive teorike, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, programi synon të zhvillojë ekspertë të aftë për të analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse menaxheriale dhe financiare, duke vepruar me përgjegjësi profesionale, etikë dhe orientim drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Synimet e Programit Master: Menaxhment dhe Financa

Nr.

Synimet e Programit Menaxhment dhe Financa

S1

Zhvillimi i lidershipit strategjik dhe aftësive të avancuara të vendimmarrjes në kontekste komplekse organizative dhe financiare.

S2

Fuqizimi i aftësive analitike dhe përdorimi i qasjeve të bazuara në të dhëna për analizë ekonomike dhe financiare.

S3

Integrimi i parimeve të qëndrueshmërisë, etikës profesionale dhe përgjegjësisë sociale në proceset menaxheriale dhe financiare.

S4

Zhvillimi i aftësive kërkimore dhe statistikore për analizë empirike dhe mbështetje të vendimmarrjes strategjike.

S5

Aftësimi për menaxhimin e riskut financiar dhe optimizimin e vendimeve investuese në mjedise të pasigurta.

S6

Përgatitja e studentëve për karrierë profesionale në sektorin financiar, bankar dhe menaxherial në nivel të avancuar.

S7

Përmirësimi i aftësive të komunikimit profesional dhe punës në ekipe multidisiplinare dhe ndërkombëtare.

S8

Zhvillimi i kompetencave digjitale dhe teknologjike për përdorim të sistemeve moderne të analizës financiare dhe menaxheriale.

S9

Integrimi i Inteligjencës Artificiale dhe analizës së avancuar të të dhënave në vendimmarrje dhe menaxhim strategjik.

 

Objektivat e Programit Studimor

 

Objektivat e programit studimor “Menaxhment dhe Financa” fokusohen në zhvillimin e kompetencave të avancuara menaxheriale dhe financiare, aftësive analitike, kërkimore dhe strategjike, si dhe përgatitjen e studentëve për role udhëheqëse në organizata publike dhe private. Programi synon të forcojë vendimmarrjen e bazuar në analiza të të dhënave, menaxhimin e riskut, përdorimin e teknologjive digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, duke promovuar njëkohësisht etikën profesionale, përgjegjësinë sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 

Nr.

Objektivat e Programit

O1

Të zhvillojë kompetenca të avancuara në menaxhment dhe financa me fokus në vendimmarrje strategjike.

O2

Të përgatisë studentët për role udhëheqëse dhe menaxheriale në organizata publike dhe private.

O3

Të zhvillojë aftësi të avancuara analitike dhe kërkimore për zgjidhjen e problemeve komplekse financiare dhe menaxheriale.

O4

Të mundësojë vendimmarrje strategjike të bazuar në analiza të të dhënave dhe modele financiare.

O5

Të integrojë teknologjitë digjitale dhe Inteligjencën Artificiale në proceset menaxheriale dhe financiare.

O6

Të zhvillojë ekspertizë në menaxhimin e riskut dhe optimizimin e investimeve në kontekste të avancuara financiare.

O7

Të forcojë komunikimin profesional dhe bashkëpunimin në ekipe multidisiplinare.

O8

Të promovojë etikën profesionale, qeverisjen korporative dhe përgjegjësinë sociale në vendimmarrje financiare.

 

Rezultatet e të Nxënit të Programit Studimor

 

Rezultatet e të nxënit të programit studimor “Menaxhment dhe Financa” përcaktojnë njohuritë, aftësitë dhe kompetencat që studentët pritet të fitojnë pas përfundimit të studimeve master. Këto rezultate janë të harmonizuara me qëllimin dhe objektivat e programit, strukturën e kurrikulës dhe kërkesat e tregut të punës.

Rezultatet e të nxënit synojnë të sigurojnë përgatitje të avancuar akademike dhe profesionale në fushën e menaxhmentit dhe financave, duke aftësuar studentët për të analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse organizative dhe financiare, për të përdorur metoda bashkëkohore kërkimore dhe teknologji digjitale, si dhe për të marrë vendime strategjike të bazuara në analiza të të dhënave, etikë profesionale dhe parime të zhvillimit të qëndrueshëm.

 

Nr.

Rezultatet e Mësim Nxënies të Programit studimor  (LO)

LO1

Të vlerësojnë dhe integrojnë teori të avancuara të menaxhmentit dhe financave në situata komplekse.

LO2

Të analizojnë dhe zgjidhin probleme komplekse financiare, menaxheriale dhe të riskut.

LO3

Të dizajnojnë dhe vlerësojnë metoda kërkimore dhe analiza kuantitative për vendimmarrje.

LO4

Të përdorin dhe vlerësojnë mjete digjitale dhe analitike në financa dhe menaxhim.

LO5

Të udhëheqin dhe vlerësojnë projekte ekipore në kontekste profesionale.

LO6

Të komunikojnë dhe interpretojnë rezultate financiare për palë vendimmarrëse.

LO7

Të zbatojnë parimet e etikës profesionale dhe përgjegjësisë në vendimmarrje financiare.

LO8

Të vlerësojnë dhe integrojnë inovacione në financa dhe menaxhment.

LO9

Të vlerësojnë ndikimin social dhe mjedisor të vendimeve financiare (ESG).

LO10

Të zhvillojnë dhe zbatojnë zgjidhje strategjike për përmirësimin e performancës organizative dhe financiare.

 

 

 

 

Kompetencat e Programit Studimor

 

Kompetencat e programit studimor “Menaxhment dhe Financa” përfaqësojnë aftësitë profesionale, akademike dhe praktike që studentët zhvillojnë gjatë studimeve dhe demonstrojnë pas përfundimit të programit. Ato janë të ndërlidhura me rezultatet e të nxënit dhe pasqyrojnë profilin e diplomuarit në fushën e menaxhmentit dhe financave.

 

 

Kompetencat janë të strukturuara për të siguruar zhvillimin e njohurive të avancuara menaxheriale dhe financiare, aftësive analitike, kërkimore dhe digjitale, si dhe të kompetencave profesionale, etike dhe komunikuese. Ato mundësojnë përgatitjen e studentëve për marrjen e vendimeve strategjike, zgjidhjen e problemeve komplekse organizative dhe financiare, si dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut modern të punës dhe zhvillimeve bashkëkohore ekonomike e teknologjike.

 

Nr.

Kompetencat e Programit

K1

Zhvillimi dhe aplikimi i njohurive të avancuara në menaxhment dhe financa në vendimmarrje strategjike.

K2

Zhvillimi i aftësive analitike dhe interpretuese për analizë financiare dhe ekonomike.

K3

Zhvillimi i kompetencave për analizë financiare, menaxhim të riskut dhe vendimmarrje profesionale.

K4

Integrimi i njohurive teorike me praktikën në zgjidhjen e problemeve komplekse financiare dhe menaxheriale.

K5

Zhvillimi i kompetencave digjitale dhe përdorimi i mjeteve analitike në financa dhe menaxhim.

K6

Zhvillimi i kompetencave profesionale, komunikuese, etike dhe të përgjegjësisë sociale në financa.

Struktura e Programit Menaxhment dhe Financa MA


Prof.Asoc.Dr.Betim Spahiu


Prof.Ass.Dr.Nexhmije Kabashi


Prof.Ass.Dr.Ariana Xhemajli