Kolegjit Biznesi i shtohen pesë tituj të rinj akademikë – kontribut i çmuar në fushën e shkencave ekonomike dhe financiare

Sot, më 27 nëntor 2026, në hapësirat e Kolegjit Biznesi u mbajt promovimi i pesë titujve të rinj akademikë të autorit Prof. Asoc. Vehbi Imeri, të cilët përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e literaturës shkencore dhe akademike në fushën e kontabilitetit, financave, bankave dhe auditimit.

Titujt e promovuar janë:

1.      Kontabiliteti Menaxherial dhe Financiar

2.      Bankat dhe Afarizmi Bankar

3.      Bazat e Kontabilitetit

4.      Analiza e Pasqyrave Financiare

5.      Auditimi – me bashkautor Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kabashi

Këto botime përbëjnë një vlerë të veçantë për komunitetin akademik, studentët dhe profesionistët e fushës, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike, si dhe duke kontribuar në zhvillimin e mendimit shkencor dhe avancimin e edukimit ekonomik e financiar.

Promovimi i këtyre veprave dëshmon përkushtimin e profesorëve ndaj dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të arsimit të lartë, duke e pasuruar bibliotekën akademike me literaturë të re dhe të rëndësishme për gjeneratat e ardhshme.

Kolegji Biznesi shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për kontributin e çmuar të Prof. Asoc. Vehbi Imeri dhe Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kabashi, duke i uruar suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tyre akademike dhe shkencore.

Urojmë që ky kontribut shkencor dhe akademik të jetë nektar për studentët, frymëzim për studiuesit dhe pasuri për shkencën në vendin tonë dhe më gjerë.