Takim me Bordin Industrial – Programi Banka dhe Financa në Biznes, Dega në Prizren
Në
kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit institucional dhe të
programeve studimore, Kolegji Biznesi – Dega në Prizren, ka realizuar një takim
me përfaqësuesit e Bordit Industrial të Programit Studimor Banka dhe Financa
në Biznes.
Gjatë
takimit u diskutua për cilësinë e programit studimor, nevojat dhe kërkesat e
tregut të punës, kompetencat profesionale të studentëve, si dhe rekomandimet
për përmirësimin dhe avancimin e mëtejshëm të kurrikulës.
Vëmendje
e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit me industrinë, ndërlidhjes së
teorisë me praktikën, zgjerimit të mundësive për praktikë profesionale dhe
punësimit të studentëve.
Përfshirja
e përfaqësuesve të industrisë në procesin e rishikimit dhe zhvillimit të
programeve studimore përbën një komponent të rëndësishëm të sistemit të
sigurimit të cilësisë në Kolegjin Biznesi.

