Kolegji Biznesi zhvilloi takim me Bordin Industrial në kuadër të procesit të riakreditimit

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit institucional dhe të programeve të studimit, Kolegji Biznesi organizoi takim me përfaqësuesit e Bordit Industrial, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë, si dhe përshtatjen e programeve të studimit me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të programeve të studimit, me theks të veçantë në përmbajtjen e kurrikulave, kompetencat profesionale që kërkohen nga punëdhënësit dhe rëndësinë e integrimit të njohurive teorike me aftësitë praktike.

Në fokus të diskutimeve ishin programet e studimit:

  • Menaxhment dhe Ekonomiks – BA
  • Shkenca Kompjuterike – BSc
  • Menaxhment dhe Financa – Master
  • Menaxhimi i Emergjencave – Master

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të Bordit Industrial në identifikimin e nevojave të tregut të punës dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e kurrikulave, zhvillimin e kompetencave profesionale të studentëve dhe zgjerimin e mundësive për praktika profesionale.

Takimi përbën një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të angazhimit të Kolegjit Biznesi për sigurimin e cilësisë, zhvillimin e programeve akademike dhe forcimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm me përfaqësuesit e industrisë.