NJOFTIM PËR STUDENTËT E KOLEGJIT BIZNESI
Të dashur studentë,
Ju njoftojmë se, në bazë të marrëveshjes së
bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Biznesi dhe Kuzina SHA (Kuzhina Qendrore e
Prishtinës), studentët e Kolegjit Biznesi kanë mundësi të porosisin ushqim
ose të ushqehen drejtpërdrejt në hapësirat e Kuzinës.
Çmimi i special për
studentët e Kolegjit Biznesi është vetëm 2 € për shujtë.
Kjo marrëveshje synon të ofrojë kushte më të
favorshme dhe mundësi më të lehta për ushqim cilësor gjatë angazhimeve të tyre
akademike.
Ju dëshirojmë shujta të këndshme!


