Përfundoi procesi i konsultimeve për rishikimin e Planit Strategjik të Kolegjit Biznesi
Në kuadër të procesit të rishikimit të Planit Strategjik të Kolegjit Biznesi, u përmbyll me sukses faza e konsultimeve dhe shqyrtimit të propozimeve të paraqitura nga stafi akademik dhe administrativ.
Gjatë kësaj faze u analizuan objektivat strategjike ekzistuese, aktivitetet e planifikuara dhe treguesit e performancës, ndërsa u diskutuan mundësitë për përditësimin e dokumentit në përputhje me zhvillimet institucionale, kërkesat e arsimit të lartë, proceset e sigurimit të cilësisë dhe nevojat e tregut të punës.
Si rezultat i procesit të konsultimeve dhe propozimeve të stafit akademik dhe administrativ, drafti i Planit Strategjik është plotësuar edhe me një objektiv të ri strategjik, i cili synon mbështetjen e procesit arsimor dhe veprimtarisë hulumtuese përmes integrimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale (AI), në përputhje me zhvillimet bashkëkohore në arsimin e lartë. Përveç kësaj, janë përditësuar dhe harmonizuar edhe objektivat dhe aktivitetet ekzistuese, me qëllim forcimin e zhvillimit institucional dhe përmbushjen e prioriteteve strategjike të Kolegjit Biznesi.
Pas përfundimit të kësaj faze, është finalizuar drafti i Planit Strategjik të rishikuar për periudhën 2025–2030, i cili do t'u paraqitet organeve kompetente të Kolegjit Biznesi për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me procedurat institucionale.
