Kolegji Biznesi fillon Studimin e Tregut të Punës dhe Analizën e Nevojave për Programet Studimore
Me
vendim të Bordit Drejtues, Kolegji Biznesi ka filluar realizimin e Studimit të
Tregut të Punës dhe Analizës së Nevojave për Programet Studimore, me qëllim të
vlerësimit të kërkesave aktuale dhe perspektivave të ardhshme të tregut të
punës në Republikën e Kosovës.
Ky
studim do të realizohet përmes një hulumtimi të strukturuar me institucione
publike, kompani private, institucione financiare, organizata joqeveritare,
institucione arsimore dhe subjekte të tjera relevante në qytete të ndryshme të
Kosovës. Përmes pyetësorëve dhe mbledhjes së të dhënave nga punëdhënësit dhe
përfaqësuesit e institucioneve, do të identifikohen nevojat për kuadro
profesionale dhe kompetencat më të kërkuara në tregun e punës.
Studimi
do të përfshijë analizën e nevojave për programet studimore që ofron Kolegji
Biznesi:
Ø MA Menaxhment dhe Financa;
Ø MA Menaxhimi i Emergjencave;
Ø BA Menaxhment dhe Ekonomiks;
Ø BA Banka dhe Financa në Biznes;
Ø BSc Shkenca Kompjuterike;
Ø LLB Juridik;
Ø BA Menaxhimi i Emergjencave.
Rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë si bazë për
rishikimin dhe zhvillimin e programeve studimore, harmonizimin e kurrikulave me
kërkesat e tregut të punës, forcimin e bashkëpunimit me punëdhënësit, si dhe
për proceset e sigurimit të cilësisë dhe riakreditimit institucional.
Nëpërmjet këtij angazhimi, Kolegji Biznesi rikonfirmon
përkushtimin e tij për të ofruar programe studimore të orientuara drejt
nevojave reale të tregut të punës dhe për të përgatitur profesionistë me
kompetenca që i përgjigjen zhvillimeve bashkëkohore ekonomike, teknologjike dhe
shoqërore.


