Simulim i menaxhimit të një kompanie në kuadër të Biznesi Summer School 2026
Në
kuadër të aktiviteteve të Biznesi Summer School 2026, studentët e programeve
studimore Menaxhment dhe Financa (MA) dhe Menaxhment dhe Ekonomiks (BA) morën
pjesë në një simulim praktik me temën "Simulim i Menaxhimit të një
Kompanie – Vendimmarrje Strategjike për Investime".
Ky
aktivitet u organizua me qëllim që studentët të aplikojnë në praktikë njohuritë
e fituara gjatë studimeve, duke u vendosur në rolin e menaxherëve dhe
vendimmarrësve të një kompanie. Të ndarë në grupe pune, pjesëmarrësit analizuan
skenarë të ndryshëm biznesi, vlerësuan mundësitë e investimit dhe diskutuan
strategjitë më të përshtatshme për zhvillimin dhe konkurrueshmërinë e
kompanisë.
Simulimi
u organizua nga Prof. Assoc. Dr. Betim Spahiu dhe u zhvillua nën udhëheqjen e
tij së bashku me Prof. Ass. Dr. Nexhmije Kabashi dhe Prof. Ass. Dr. Burim
Morina. Gjatë aktivitetit, profesorët mentoruan grupet e studentëve, orientuan
procesin e analizës dhe vendimmarrjes strategjike, si dhe moderuan diskutimet
dhe prezantimet e zgjidhjeve të propozuara.
Përmes
diskutimeve, analizës së rasteve dhe procesit të vendimmarrjes, studentët
zhvilluan aftësitë e tyre në planifikimin strategjik, analizën financiare,
menaxhimin e investimeve, bashkëpunimin në grup dhe prezantimin profesional të
ideve. Në fund të aktivitetit, secili grup prezantoi zgjidhjet dhe rekomandimet
e tij, duke argumentuar vendimet e marra mbi bazën e analizave të realizuara.
Aktivitete
të tilla janë pjesë e qasjes praktike të Biznesi Summer School 2026, e cila
synon të lidhë teorinë me praktikën dhe t'i përgatisë studentët për sfidat
reale të menaxhimit, analizës dhe vendimmarrjes në organizata dhe biznese.



