PhDc Paulina Graczyk mbajti ligjëratë në kuadër të Biznesi Summer School 2026
Në
kuadër të aktiviteteve të Biznesi Summer School 2026, sot studentët e
Kolegjit Biznesi patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë të mbajtur
nga PhDc Paulina Graczyk, doktorante në University of Economics in
Wrocław, Poloni, e cila aktualisht po zhvillon një mobilitet akademik dhe
kërkimor në Kolegjin Biznesi.
Gjatë
ligjëratës, Paulina Graczyk trajtoi tema bashkëkohore që lidhen me zhvillimin
akademik, kërkimin shkencor dhe perspektivat ndërkombëtare në fushën e
ekonomisë dhe biznesit. Përmes një qasjeje interaktive, ajo ndau përvojën e saj
akademike, prezantoi praktika dhe qasje bashkëkohore evropiane, si dhe nxiti
diskutime me studentët mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe
zhvillimit profesional.
Studentët
morën pjesë aktivisht në diskutime, duke shtruar pyetje dhe duke shkëmbyer ide
me ligjëruesen në një atmosferë dinamike dhe bashkëpunuese.
Ligjërata
e PhDc Paulina Graczyk është pjesë e programit të Biznesi Summer School 2026,
i cili synon të ofrojë përvoja ndërkombëtare, të promovojë shkëmbimin e
njohurive dhe të forcojë kompetencat akademike e profesionale të studentëve
përmes angazhimit të ekspertëve dhe studiuesve ndërkombëtarë.
Kolegji
Biznesi e falënderon PhDc Paulina Graczyk për kontributin e saj të çmuar dhe i
uron suksese në vazhdimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor me
institucionin tonë.




