Biznesi Summer School 2026
12 – 17 Korrik 2026
Kolegji
Biznesi ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Biznesi Summer School
2026, një program intensiv pesëditor që do të zhvillohet nga 12 deri më
17 korrik 2026.
Kjo
shkollë verore synon të ofrojë një përvojë unike akademike dhe praktike për
studentët, duke krijuar një mjedis bashkëpunues për mësim, zhvillim profesional
dhe shkëmbim përvojash me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Gjatë
pesë ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin
ligjërata dhe punëtori interaktive të udhëhequra nga ekspertë ndërkombëtarë,
profesorë universitarë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët do të
ndajnë njohuritë, përvojat dhe praktikat më të mira me studentët tanë.
Programi i Biznesi Summer School
2026 do të përfshijë:
- Ligjërata dhe punëtori nga ekspertë ndërkombëtarë dhe
vendorë;
- Diskutime dhe shkëmbim përvojash mbi temat bashkëkohore
në arsim, biznes dhe teknologji;
- Punë në grupe dhe aktivitete praktike;
- Vizita studimore në
biznese, institucione dhe organizata partnere,
ku studentët do të njihen nga afër me proceset e punës, menaxhimin,
organizimin dhe praktikat më të mira profesionale;
- Vizita dhe aktivitete bashkëpunuese;
- Lojëra edukative, sfida ekipore dhe aktivitete sociale;
- Mundësi rrjetëzimi ndërmjet studentëve, stafit akademik
dhe ekspertëve të ftuar;
- Ceremoni përmbyllëse me ndarjen e certifikatave të
pjesëmarrjes.
Biznesi
Summer School është konceptuar për të zhvilluar
aftësitë akademike, profesionale dhe personale të studentëve, duke promovuar
inovacionin, lidershipin, bashkëpunimin dhe të nxënit ndërkulturor.
Ftojmë
të gjithë studentët e Kolegjit Biznesi të bëhen pjesë e kësaj eksperience unike
verore dhe të përfitojnë nga një javë e pasur me njohuri, përvoja të reja dhe
aktivitete dinamike.
Data: 12 – 17 Korrik 2026
Vendi: Kolegji Biznesi
Organizator: Kolegji Biznesi