Partneritet për të ardhmen: KUZINA dhe Kolegji Biznesi

Me mbështetjen e BE-së, përmes projektit LEADALKO, Ku’zina dhe Kolegji Biznesi forcojnë lidhjen ndërmjet arsimit dhe tregut të punës

Në kuadër të aktiviteteve të projektit LEADALKO, të bashkë financuar nga Bashkimi Evropian, sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ku’zina sh.a. dhe Kolegjit Biznesi. Ky partneritet synon forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe sektorit të biznesit, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim profesional, shkëmbim të përvojave dhe përgatitje më të mirë të studentëve për tregun e punës.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi konkrete për studentët përmes realizimit të praktikës profesionale në ambientet e ndërmarrjes, duke u mundësuar atyre përvojë praktike dhe njohje të drejtpërdrejtë me sfidat dhe kërkesat e sektorit.

Njëkohësisht, studentëve të Kolegjit Biznesi do t’u ofrohen shujta me çmime të arsyeshme, ndërsa stafi i ndërmarrjes do të përfitojë nga programet e trajnimit dhe zhvillimit profesional në fusha të ndryshme.

Besojmë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit të biznesit është çelësi për ndërtimin e një force punëtore të përgatitur, inovative dhe të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të ekonomisë moderne.

Falënderojmë udhëheqjen e Kolegjit Biznesi për besimin dhe gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet afatgjatë në interes të studentëve, profesionistëve të rinj dhe komunitetit në përgjithësi.

Së bashku për më shumë mundësi, më shumë zhvillim dhe më shumë investim në të ardhmen.