SHPALL KONKURS PËR PRANIMIN E STAFIT AKADEMIK
Mbështetur në dispozitat e nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dispozitave të nenit 26 të Ligjit
mbi Arsimin e Lartë të Kosovës Nr.04/L-037, si dhe në mbledhjen e Këshillit të Lartë Mësimor
Shkencor të datës: 29.05.2026, të Kolegjit “BIZNESI” Prishtinë:
SHPALL KONKURS PËR PRANIMIN E STAFIT AKADEMIK
I. PROFESORA
1. Shtatë (7) mësimdhënës në programin – Ekonomik,
2. Katër (4) mësimdhënës në programin – Juridik,
3. Pesë (5) mësimdhënës në programin - Menaxhimi i Emergjencave,
4. Tre (3) mësimdhënës në programin – Shkenca Kompjuterike,
Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Kolegjit Biznesi.
Për vendin e punës mësimdhënës, kandidatët e interesuar duhet të kenë të përfunduar doktoratën në
lëmin përkatëse dhe punime në revistat si SCOPUS dhe WEB OF SCIENCE.
Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për aplikantët.
Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet ti paraqesin këto dokumente: Kërkesën me biografi (CV),
Kopjen e diplomës përkatëse të noterizuar (vërtetuar), Certifikatën e lindjes, Kopjen e letërnjoftimit.
Kandidatët që kanë doktoruar jashtë vendit duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës
përkatëse nga MASHT-i, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pakompletuar.
Konkursi mbetet i hapur nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.
Paraqitja e dokumenteve: Bulevardi Dëshmorët e Kombit" Nr. 5, 10000 Prishtinë, Kosovë ose përmes
e-mail: [email protected]
Aplikacionet e arritura pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në web faqen: www.kolegjibiznesi.com
Aplikacionin mund ta shkarkoni në ueb faqen: www.kolegjibiznesi.com ose mund ta merrni në zyrat
e Kolegjit Biznesi.
