Mobiliteti i stafit në WSEI Lublin Poloni

Në kuadër të programeve të mobilitetit akademik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar ERASMUS +, Kolegji Biznesi po vazhdon të forcojë partneritetet me institucionet e arsimit të lartë në Evropë. Në këtë kontekst, Donike Ramaj po përfaqëson Kolegjin Biznesi në mobilitetin akademik në WSEI University në Lublin, Poloni.

Ky mobilitet ka për qëllim zhvillimin e ligjëratave akademike, shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e punës së përbashkët kërkimore shkencore si dhe diskutimin e ideve për projekte të ardhshme bashkëpunuese ndërmjet institucioneve partnere.

Përmes këtij angazhimi, Donike Ramaj po kontribuon në forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe në zhvillimin e mëtejmë të ndërkombëtarizimit për të dyja palët, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim akademik, shkencor dhe profesional.

Kolegji Biznesi mbetet i përkushtuar në promovimin e mobilitetit akademik dhe krijimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim dhe kërkim shkencor.