Mobiliteti i studentëve në Romanian American University

Kolegji Biznesi vazhdon të promovojë ndërkombëtarizimin dhe zhvillimin akademik të studentëve të tij përmes programeve të mobilitetit ndërkombëtar. Në kuadër të bashkëpunimit me Romanian-American University në Bukuresht, studentët e dalluar Shkodran Latifi, Armend Gashi dhe Albin Haliti janë përfitues të bursës për mobilitet studimor në këtë universitet prestigjioz.

Ky mobilitet do t’u mundësojë studentëve tanë të fitojnë përvoja të reja akademike dhe kulturore në një mjedis ndërkombëtar, duke zgjeruar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale. Në të njëjtën kohë, ata do të kenë mundësinë të përfaqësojnë Kosovën dhe vlerat e saj në arenën ndërkombëtare, duke promovuar kulturën, përkushtimin dhe potencialin e rinisë sonë.

Kolegji Biznesi u uron studentëve shumë suksese, përvoja të paharrueshme dhe punë të frytshme gjatë qëndrimit të tyre akademik në Bukuresht.