Tryez profesionale nga Kolegji Biznesi

Kolegji Biznesi organizon tryezën e përbashkët me temën “Parandalimi i mashtrimeve financiare në biznes”, e cila do të mbahet më 22 maj 2026. Kjo tryezë synon të sjellë në një diskutim të përbashkët përfaqësues të institucioneve akademike, ekspertë të ekonomisë, përfaqësues të bizneseve, si dhe profesionistë të fushës së financave dhe sigurisë ekonomike.

Gjatë aktivitetit do të trajtohen format më të shpeshta të mashtrimeve financiare që prekin bizneset, sfidat me të cilat përballen kompanitë në identifikimin dhe parandalimin e tyre, si dhe rëndësia e transparencës, kontrollit të brendshëm dhe përdorimit të mekanizmave modernë të mbrojtjes financiare.

Tryeza do të shërbejë gjithashtu si një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi të përvojave ndërmjet sektorit akademik dhe atij privat, me qëllim ngritjen e vetëdijes dhe forcimin e praktikave profesionale për mbrojtjen e integritetit financiar në biznes.

Kolegji Biznesi mbetet i përkushtuar në organizimin e aktiviteteve akademike dhe profesionale që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe në promovimin e kulturës së sigurisë financiare në shoqëri.