Prof. Labehat Kryeziu mbajti ligjëratë profesionale në Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren me temën “Subnetimi për adresat e klasës C”

Duke parë rëndësin e rrjeteve kompjuterike në ditët e sotme Prof. Labehat Kryeziu realizoi një ligjëratë profesionale për nxënësit e kësaj shkolle, me temë “Subnetimi për adresat e klasës C”.

Ligjërata u organizua me qëllim të avancimit të njohurive të nxënësve në fushën e rrjeteve kompjuterike, me theks të veçantë në rëndësinë e subnetimit në menaxhimin dhe optimizimin e adresave IP në rrjetet moderne.

Gjatë ligjëratës, Prof. Kryeziu trajtoi konceptet themelore të subnetimit, strukturën e adresave IP të klasës C, ndarjen e rrjeteve në nënrrjete (subnete), si dhe mënyrën e llogaritjes së subnet maskave. Nxënësit patën mundësi të kuptojnë më qartë aspektet praktike të organizimit të rrjeteve dhe të zhvillojnë aftësi konkrete për konfigurimin dhe menaxhimin e tyre.

Ky aktivitet përbën një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të fuqizimit të arsimit profesional dhe lidhjes së njohurive teorike me praktikat konkrete. Njëkohësisht, ai kontribuon në motivimin e nxënësve për të thelluar njohuritë e tyre në fushën e teknologjisë informative dhe rrjeteve kompjuterike.