Kolegji Biznesi prezantoi programet studimore te nxënësit e IAAP “Abdyl Rama” në Suharekë.

Në kuadër të fushatës promovuese për programet e studimit për vitin akademik 2026/27, Kolegji Biznesi po realizon vizita informuese në shkolla të mesme në komuna të ndryshme të Kosovës.

Në këtë kuadër, stafi akademik i Kolegjit Biznesi zhvilloi një vizitë në IAAP “Abdyl Rama” në Suharekë, ku prezantoi institucionin dhe programet studimore para nxënësve maturantë.

Gjatë këtij aktiviteti, profesorët prezantuan Kolegjin Biznesi si një institucion me përvojë mbi 20-vjeçare në arsimin e lartë (që nga viti 2004), duke theksuar cilësinë e mësimdhënies, përkushtimin ndaj zhvillimit akademik dhe fokusin në përgatitjen praktike të studentëve për tregun e punës.

Nxënësit u informuan në detaje për programet studimore të akredituara, të cilat përfshijnë.