Kolegji Biznesi prezantoi programet studimore te nxënësit e IAAP “Isa Boletini” në Podujevë
Stafi akademik i Kolegjit Biznesi realizoi një vizitë informuese në IAAP “Isa Boletini”, ku prezantoi institucionin dhe programet e tij studimore para nxënësve maturantë.
Gjatë këtij aktiviteti, profesorët prezantuan Kolegjin Biznesi, duke theksuar përvojën mbi 20-vjeçare në arsimin e lartë, cilësinë e mësimdhënies dhe përkushtimin ndaj përgatitjes praktike të studentëve.
Nxënësit u informuan në detaje për programet studimore të akredituara.