Vizita nga stafi ndërkombëtar nga Polonia
Në një atmosferë akademike dhe bashkëpunuese, WSEI Academy Lublin pati përfaqësim të veçantë përmes profesorëve të nderuar Winczyslaw Jastrzebski dhe Sebastian Plichta, të cilët zhvilluan një vizitë të rëndësishme në Kolegji Biznesi.
Gjatë kësaj vizite, profesorët mbajtën ligjërata të pasura me përmbajtje bashkëkohore dhe praktika inovative, duke ndarë përvojat e tyre akademike dhe profesionale me studentët dhe stafin. Temat e trajtuara u fokusuan në zhvillimet më të fundit në fushat përkatëse, duke nxitur mendimin kritik dhe qasjen praktike ndaj sfidave moderne.
Përveç ligjëratave, u zhvilluan edhe takime frymëzuese me stafin akademik dhe udhëheqësit e institucionit, ku u diskutua mbi mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Këto diskutime u karakterizuan nga një frymë e hapur dhe konstruktive, duke vendosur bazat për projekte të përbashkëta në të ardhmen, shkëmbime akademike dhe iniciativa kërkimore.
Ky bashkëpunim i intensifikuar ndërmjet Kolegji Biznesi dhe WSEI Academy Lublin pritet të sjellë përfitime të ndërsjella, duke kontribuar në rritjen e cilësisë akademike dhe ndërkombëtarizimin e programeve studimore. Vizita e profesorëve shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm dhe të frytshëm në të ardhmen.