Kolegji Bizniesi ju uron 7 dhe 8 Marsin!

Për nderë të 7 Marsit – Dita e Mësuesit dhe 8 Marsit – Dita Ndërkombëtare e Gruas, Kolegji Biznesi shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë profesorët dhe stafin akademik që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuojnë çdo ditë në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

Dita e Mësuesit është një moment i veçantë për të vlerësuar punën e palodhshme të profesorëve, të cilët përmes dijes, përvojës dhe angazhimit të tyre ndihmojnë studentët të zhvillojnë aftësitë dhe vizionin për të ardhmen. Kontributi juaj është themelor në ndërtimin e një shoqërie të dijes dhe në përgatitjen e profesionistëve të rinj që do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Po ashtu, në këtë periudhë shënojmë edhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të grave profesoreshë në arsimin e lartë, në shkencë dhe në shoqëri. Përkushtimi, profesionalizmi dhe shembulli i tyre janë frymëzim për studentët dhe për komunitetin akademik.

Kolegji Biznesi ju falënderon për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm në zhvillimin akademik dhe institucional. Ju urojmë shëndet, suksese dhe shumë arritje të reja në misionin tuaj fisnik të edukimit.

Gëzuar 7 dhe 8 Marsin!