Ligjëratë Ekstrakurrikulare me Përfaqësuese nga Industria

Në kuadër të aktiviteteve ekstrakurrikulare dhe bashkëpunimit me përfaqësues të industrisë, Programi Studimor Menaxhment dhe Financa në Kolegjin Biznesi organizoi një ligjëratë me të ftuar znj. Hanife Gashi, përfaqësuese nga industria, e cila ndau përvojën dhe perspektivën profesionale me studentët.

Tema e ligjëratës ishte: “Përgatitja për Tregun e Punës: Integrimi i Teorisë me Praktikën Profesionale”.

Gjatë ligjëratës, znj. Hanife Gashi prezantoi rëndësinë e kombinimit të njohurive teorike të fituara gjatë studimeve me përvojën praktike në vendin e punës. Ajo theksoi aftësitë kryesore që kërkohen nga punëdhënësit në tregun e punës dhe rëndësinë e zhvillimit të kompetencave profesionale për një integrim të suksesshëm në karrierë.

Studentët patën mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me përfaqësuesen e industrisë mbi pritshmëritë e punëdhënësve, sfidat që përballen të diplomuarit e rinj dhe mënyrat se si mund të përgatiten më mirë për hyrjen në tregun e punës.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Prof. Assoc. Dr. Betim Spahiu, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve nga industria në procesin mësimor, me qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të lartë dhe kërkesave reale të tregut të punës.

Aktivitete të tilla kontribuojnë në përgatitjen profesionale të studentëve dhe në zhvillimin e kompetencave që kërkohen në sektorin e menaxhmentit dhe financave.