Sesion Informues për Studentët e Kolegjit Biznesi mbi Përdorimin e Bazave të të Dhënave në Kuadër të Bibliotekës

Në Kolegjin Biznesi u organizua një sesion informues për studentët lidhur me përdorimin e bazave të të dhënave dhe burimeve elektronike të bibliotekës. Ky sesion kishte për qëllim rritjen e njohurive dhe aftësive të studentëve në kërkimin e literaturës shkencore, shfrytëzimin e burimeve akademike dhe përdorimin efikas të materialeve digjitale për studime dhe hulumtime.

Gjatë sesionit, studentët u njoftuan me mënyrën e qasjes në bibliotekën online, përdorimin e platformave elektronike, kërkimin e artikujve shkencorë, librave elektronikë dhe materialeve të tjera akademike. Po ashtu, u prezantuan praktikat më të mira për kërkim shkencor, përdorimin korrekt të referencave dhe rëndësinë e shfrytëzimit të burimeve të verifikuara akademike.

Ky aktivitet synon të mbështesë zhvillimin akademik të studentëve, të përmirësojë cilësinë e punimeve studimore dhe të rrisë kulturën kërkimore në Kolegj. Kolegji Biznesi vazhdon të ofrojë mundësi dhe trajnime që ndihmojnë studentët në përgatitjen e tyre profesionale dhe akademike.