Menaxhimi i cilësisë

Sigurimi i cilësisë

Përshkrimi i sistemit për sigurimin e brendshëm të cilësisë

Këshilli i Lartë Mësimor-Shkencor, Këshillat e Departamenteve, Dekani dhe përgjegjësit e departamenteve janë përgjegjës për çështjet e lidhura më studimin, si dhe për ekzekutimin e masave përkatëse mbi cilësinë e leksioneve dhe kushteve të punës në Kolegjin “BIZNESI”.

Më qëllim të zhvillimit, monitorimit e revizionit në vazhdimësi të cilësisë, Këshilli i Lartë Mësimor Shkencor (KLMSH) ka krijuar Zyrën për Vlerësimin e Cilësisë.

Zyra për vlerësimin e cilësisë (ZVC), me qëllim të mbarëvajtjes së veprimtarisë së përgjithshme në Kolegjin “BIZNESI”, në kuadër të veprimtarisë dhe përgjegjësive të saj ka objektivat dhe vizionin e saj, që konsistojnë në:

  • Zhvillimin e qëndrueshëm të përvojës profesionale,
  • Bashkëpunim ndëruniversitar dhe ndërinstitucional, me qëllim të përparimit të mësimit,
  • Arritjen e rezultateve sa më të larta,
  • Sigurimin e cilësisë profesionale nga fusha teorike dhe praktike të shkencave ekonomike, juridike, të menaxhimit të emergjencave,
  • Reformimin e vazhdueshëm të programeve mësimore në funksion të përmirësimi të cilësisë së mësimit,
  • Ndërtimin e një strategjie afatgjatë për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies me qëllim të nxjerrjes së kuadrove profesionale në fushat e ekonomisë, juridikut, menaxhimit të emergjencave,
  • Vlerësimin e vazhdueshëm të programeve akademike, që kanë për qëllim sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimit,
  • Organizmin e mbledhjeve këshilluese me studentët rreth programeve akademike dhe formave praktike të sigurimit të cilësisë së mësimit përmes mekanizmave këshillues dhe testues,
  • Përshtatjen e vazhdueshme të programeve akademike me sistemin e Bolonjës.

Rregulloret e institucionit për procedurat e sigurimit të cilësisë së programit

Zyra për vlerësimin e cilësisë është organizuese e proceseve të vlerësimit dhe sigurimit të cilësisë. Kjo zyre ka një ekip të përbërë nga:

  • Drejtori i Zyrës së Vlerësimit të Cilësisë,
  • Një përfaqësues nga secili departament,
  • Shefi i administratës,
  • Deri në dy anëtarë të kooptuar,
  • Dy përfaqësues nga studentët,

Për vlerësim dhe avancim të cilësisë, Zyra për Vlerësim të Cilësisë (ZVC) përkrahet edhe nga Komisionet e veçanta në kuadër të Kolegjit dhe të Zyrës për Vlerësim të Cilësisë.

Anëtarët e ekipit punues janë të zgjedhur në mënyrë të posaçme nga KLMSH-ja e Kolegjit “BIZNESI” për një periudhë tre vjeçare më mundësi rizgjedhjeje.

Në secilin departament, ekipet e programeve, nën autoritetin e përgjegjësve të departamentit, janë përgjegjës për monitorimin e cilësisë dhe përmirësimin e nivelit të programeve.

Ekipet e programimit përgatisin plane aksion/revizioni të përvitshëm, të nënshkruar nga Dekani, që t’u parashtrohen ekipit punues të sigurimit dhe vlerësimit të cilësisë të Kolegjit, duke bërë të mundur përdorimin e plotë të këtyre burimeve të informacionit në momentin e parashtrimit të paraqitjes Zyrës së Vlerësimit të Cilësisë.

Procedurat për rishikimin e programeve te studimit

Kolegji "Biznesi" me qëllim të zhvillimit të programeve akademike sa më cilësore ka krijuar Komisionin për Zhvillimin e Kurrikulave, i cili ka këto detyra:

  • analizën periodike të zhvillimit të kurrikulave;
  • bën krahasimin e kurrikulave me kurrikulat e universiteteve të tjera;
  • bën inicimin e ndryshimeve të kurrikulave.

Propozimet dhe rekomandimet për ndryshimin dhe plotësimin e kurrikulave nga Komisioni i paraqiten për miratim Këshillit të Lartë Mësimor - Shkencor të Kolegjit “BIZNESI”.

Pas propozimit për ndryshimin, plotësimin apo krijimin e kurrikulave të reja nga Komisioni për Zhvillimin e Kurrikulave, vendimi merret nga Këshilli i Lartë Mësimor - Shkencor.

Mekanizmat për implementimin e masave për sigurimin e cilësisë

Mekanizmat për realizimin e masave për sigurimin e cilësisë janë vlerësimet përmes pyetësorëve anonim, të cilat bëhen sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të mbështetura edhe nga projekti i lartëcekur i Tempusit.

Qëllimi i Pyetësorëve është vlerësimi i:

  • masave të menaxhimit në të gjitha nivelet e institucionit;
  • programeve të studimit dhe organizimit të studimeve;
  • cilësisë së mësimdhënies;
  • aktiviteteve kërkimore, hulumtuese dhe shkencore (seminareve);
  • vijueshmërisë së studentëve;
  • rezultateve të kollofkiumeve dhe të provimeve.

Efektet e Rezultateve të Vlerësimit:

  • Motivimi dhe vlerësimi publik në rast të rezultateve pozitive;
  • Zbatimi i masave të përshtatshme me qëllim të përmirësimit të punës në rast të rezultateve negative.