Aktivitet Ekstrakurikular në kuadër të lëndës "Menaxhimi i Investimeve"

Tema: Rëndësia e Edukimit Financiar dhe Investimeve të Hershme për Studentët
Në kuadër të aktiviteteve ekstrakurikular, në lëndën “Menaxhimi i Investimeve”, u mbajt një sesion i veçantë i cili bashkoi perspektivën akademike me përvojat e drejtpërdrejta nga fusha.
E ftuara speciale: Elmedina Mazreku – ish-studente e programit tonë, ndau rrugëtimin dhe përvojat e saj personale në investimet e hershme, që nga hapat e parë gjatë studimeve e deri te menaxhimi i një portofoli të qëndrueshëm investimesh. Ajo theksoi rëndësinë e ndërmarrjes së iniciativës financiare në moshë të re dhe ndau këshilla praktike me studentët.
Ligjëruesi: Prof. Assoc. Dr. Betim Spahiu solli kontekstin teorik dhe profesional mbi edukimin financiar, llojet e investimeve, rreziqet, dhe rëndësinë e planifikimit të hershëm financiar në jetën e individit.
Ky bashkëbisedim interaktiv i ofroi studentëve njohuri të vlefshme dhe frymëzim për të filluar ndërtimin e të ardhmes së tyre financiare me vetëdije dhe përgjegjësi.